Në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet pas propozimit të kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve. Djathtas.al mëson se nesër do të ketë një mbledhje të Grupit Parlamentat për të diskutuar për këtë akt politik, i vetmi në historinë e vendit.
Në një konferencë për shtyp, Basha sqaroi së propozimi vjen si një reflektim i protestës para kryeministrisë dhe si i vetmi instrument politik i mbetur për të ndryshuar situatën në vend.
“Mori përmasat e një referendumi, ndaj jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se kam lexuar vullnetin tuaj, grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të PD, djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të aspiratës së ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare dhe e pandalshme, mbrojtjen e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, qeveri trazitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi Basha.