Alizoti-Ramës: Është karagjoz, duhet t’i mbyllim llogaritë me të

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 për të folur mbi propozimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve të deputetit.

Ai pohoi se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur shpresën  tek qytetarët.  Alizoti u shpreh me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Ramën, të cilin e quajti një “karagjoz” që bën show me problemet e shqiptarëve.

“Djegia e mandateve është një vendim për të gjetur një zgjidhje. I gjithë retorika politike nga pozita nuk është për të sjellë demokraci në vend, por është për të fajësuar opozitën. Për t’i dhënë fund kësaj dhe për të kthyer besimin dhe shpresën tek populli duhet mbyllja e llogarive me këtë karagjoz.

Kryeministri është qesharak. Jeta e shqiptarëve nuk është shoë. Me këtë kryeministër që mund të negociosh ai e kthen gjithçka në fyerja dhe në shaka”, tha ai.

Anëtari i kryesisë së selisë blu u shpreh se me këtë qeverisje, Shqipëria  nuk do të këtë hapje negociatash dhe sipas tij, tani është koha për të formuar një qeveri tranzitore.

“Negociata nuk do të hapen dhe unë jam i sigurt. Kjo lloj force politike bashkon të gjithë demokratët, të pakënaqur dhe të kënaqur. Kjo demonton sistemin. Duhet një qeveri tranzitore të krijohet një qeveri tranzitore. Kjo kërkon plotësimin e kushteve për një lojë me rregulla”, shtoi ai.