Lexoni deklaratën bombë të Bannon…

Gazeta franceze Le Mone i bën jehonë një deklaratë që ka bërë ish-këshilltari i Presidentit të SHBA Donald Trump dhe ish-drejtor i portalit informativ të së djathtës amerikane Breitbart, Steve Bannon. Ai ndër të thjera ka deklaruar:

Një “rend të ri botëror po skicohet përmes një aleance bashkëpunuese brenda botës judeo-krishtere, më konkretisht një aleancë Izraelit, Rusisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Sepse armiku ynë i vërtetë i përbashkët është Partia Komuniste Kineze”.

Me këtë rast ai shton se “Neonazistët  amerikanë dhe europianë janë një bandë humbësish” dhe që “ata nuk kanë asnjë vënd në debatin politik”. Ai e konsideron Islamin një “fe të madhe”, por nga ana tjetër ‘Gjermania dhe Hungaria kanë civilizimin e tyre. Dhe qytetarët e këtyre vëndeve mund të vendosin nëse dëshërojnë të presin emigrant dhe në cfarë masë”.